Flash

Berisha: 4 atentate në dy ditë, normale kur ke Ballën ministër

Lapsi.al 15 March 2024
Berisha: 4 atentate në dy ditë, normale kur ke Ballën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta mbrëmjen e së premtes për qeverinë dhe kryeministrin. Berisha u ndal tek rendi dhe situata e rëndë kriminale në vend. Sipas tij, vetëm në dy ditët e fundit kanë qenë 4 atentate në vend, e kjo ka ndodhur sepse në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin.

“Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit. Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë” – tha Berisha që zgjidhje për situatën tha se është krijimi i një qeverie teknike.

“Edi Rama me potencialin e tij shkatërrimtar mbi vendin, mbi ligjet, mbi shtetin, nuk di të ndalet kurrë. Gjithçka është në dorën tonë. Gjithçka varet nga ne, nga beteja jonë pa kthim, nga betimi ynë për të marrë në duar fatin tonë. Nga betimi ynë për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Nga betimi ynë për të ecur drejt qeverisë teknike. Nga betimi ynë për të mos ushqyer asnjë iluzion se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se shqiptarët me çdo çmim, me çdo kusht duhet të votojnë të lirë si qytetarët e tjerë. Edhe njëherë, ju përshëndes, ju falënderoj me mirënjohje dhe shpreh besimin tim më të madh se po ecim të sigurt drejt fitores që meritojmë, se nuk ka forcë në botë që të na parandalojë krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme për Shqipërinë dhe shqiptarët” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI