Flash

Shtyhet për nesër në orën 12 seanca për Berberin dhe dy të arrestuarit e tjerë

Lapsi.al 15 March 2024
Shtyhet për nesër në orën 12 seanca për Berberin dhe dy

Shtyhet për nesër në orën 12:00 seanca e masës së sigurisë për Evis Berberin dhe dy të arrestuarit e tjerë që akuzohen për korrupsion.

SPAK ka sekuestruar ditën e djeshme gjatë kontrolleve në banesat e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

Në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi! Ndërkohë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njejtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lame, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Një skemë ku paratë publike dyshohet se kalonin, përmes transakasioneve të ndryshme, në favor të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, çoi në arrestimin e tij dhe dy sipërmarrësve të përfshirë në këtë skemë. Gjithshka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Valter Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI