Flash

Balluku kyç gojën për arrestimin e Berberit, flet për hidrogjenin në Bulqizë

Lapsi.al 15 March 2024
Balluku kyç gojën për arrestimin e Berberit, flet për

Nga takimi me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar lajmin për rezervat e hidrogjenit në Bulqizë. Ajo tha se duhen pritur studimet për të kuptuar se sa është sasia.

“Por dua të falënderoj Qeverinë Gjermane për një mbështetje të jashtëzakonshme që po na jep dhe një grup ekspertësh i cili do të dërgohet këtu nga Ministria e Ekonomisë, do të qëndrojë në atë zonë minerare për të studiuar nga afër të gjitha kapacitetet e hidrogjenit në Shqipëri”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duke zgjedhur të mos mbajë asnjë reagim për Ervis Berberin, njeriun e saj të afërt i cili u arrestua nga SPAK për korrupsion.

Arrestimi i kreut të ARRSH ndodhi një ditë më parë. Deri më tani s'ka asnjë reagim nga qeveria për këtë goditje. Sipas SPAK, Berberi ka përfituar miliona euro nga tenderat e ARRSH dhe Agjencisë së Eficencës së Energjisë përmes kompanive të lidhura me të.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet një kufomë në bregdetin e Vlorës

Gjendet një kufomë në Karaburun në afërsi të Kepit të Gjuzës. Kufoma është gjetur nga disa peshkatarë. Mësohet se trupi i pajetë është duke u transportuar pë...

18:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI