Flash

Të burgosurit peticion për Amnistinë Penale drejtuar Bledi Çuçit dhe Gaz Bardhit

Lapsi.al 14 March 2024
Të burgosurit peticion për Amnistinë Penale drejtuar Bledi

Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një peticion duke e dërguar atë në adresë të Bledi Çuçit dhe Gazmend Bardhit.

Një pjesë e të dënuarve, të cilët vuajnë dënimin për vepra penale deri në 10 vjet, kërkojnë që të merren parasysh për të përfituar amnistinë penale. Në shkresën e siguruar, thuhet se ata janë të dënuar nga GJKKO dhe kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit. Veprat penale janë për “trafik narkotikësh”, “kultivim i bimëve narkotike”, “ndihmë kalim të paligjshëm të kufijve”, “pastrim parash”, ndërsa në peticion kanë shkruar edhe emrat e disa prej të dënuarve për këto vepra penale. Të njëjtat vepra sipas tyre përfitojnë nga amnistia, por që nuk janë dënuar nga GJKKO.

Të dënuarit thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

Ky peticion përfshin rreth 50 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës, ndërsa është i dyti pas të dënuarve në burgun e Reçit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI