Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Lejuan ndërtimin e paligjshëm të pallatit 7-katësh në Sarandë/ Cilët janë zyrtarët e arrestuar të IKMT dhe ASHK?

Lapsi.al 14 March 2024
Lejuan ndërtimin e paligjshëm të pallatit 7-katësh në

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 37 te vitit 2024, regjistruar për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”; “ndertim i paligjshem” “shperdorim i detyres”, parashikuar përkatësisht nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248të Kodit Penal.

Si rezultat e veprimeve hetimore të deritanishme, janë përftuar dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e disa veprave penale kryer nga funksionare dhe ish funksionare të pushtetit Vendor, bashkia Sarandë.

Pas administrimit te provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë e mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, .

Erald Lika, , me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë,

Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande

Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë ,

Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë,

Manushaqe Saliko, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kerkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Personat si mësipër në ushtrim të detyrave funksionale të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel) pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

Kujtojmë se dy vjet më parë janë vënë nën arrest ish-drejtues lokalë, topografë, drejtues të zyrës së urbanistikës dhe policisë ndërtimore në bashkinë e Sarandës. Një pjesë e ish funksionarëve për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhëra arresti që pritej të ekzekutoheshin sot, janë ende në kërkim ndërsa pritet të zbardhen e emrat e të arrestuarve.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Sarandë janë ndaluar për akuza të ndryshme më shumë se 25 funksiorë dhe ish zyrtarë publik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI