Flash

Makina përplaset me karburantin në Durrës, disa të plagosur rëndë

Lapsi.al 14 March 2024
Makina përplaset me karburantin në Durrës, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një automjet është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar 4 persona, por burime mediatike bëjnë me dije se 3 nga të plagosurit janë gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi pas përplasjes është bërë copë-copë. Raportohet se një prej personave është akoma në automjet.

Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem dhe një vajzë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

"Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shijak, shoferi bie në lumë me makinë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shijakut ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Mës...

20:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI