Flash

La Repubblica: Marrëveshja Rama-Meloni rrezikon të shpërbëhet!

Lapsi.al 14 March 2024
La Repubblica: Marrëveshja Rama-Meloni rrezikon të

Marrëveshja Rama-Meloni për të sjellë emigrantët në Shqipëri, rrezikon të shpërbëhet. Kështu raporton media italiane La Repubblica, e cila thotë se kjo pritet të ndodhë nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Gjykata e Lartë në Itali u thirr për të shqyrtuar ankesat e Prokurorisë së Shtetit në emër të Ministrisë së Brendshme kundër urdhrave me të cilat Gjykata e Katanias nuk vërtetoi ndalimin e disa emigrantëve tunizianë në qendrën Pozzallo vjeshtën e kaluar. Gjykata vendosi të pezullojë gjykimet për procedurat në vazhdim dhe t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i tha jo procedurës së përshpejtuar kufitare.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e kapur në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

Pra, efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e marrëveshjes së Italisë Shqipëri.

Të këshilluara

Pse Radoiçiç është ende i lirë?

Emri i Millan Radoiçiçit është aktualizuar sërish këtë javë, pas qarkullimit të një fotografie, në të cilën shihet bashkë me ambasadorin e Serbisë në Uashington...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI