Flash

Ktheu zyrat e ish-gazetës në "shtëpi bari", dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Britani

Lapsi.al 14 March 2024
Ktheu zyrat e ish-gazetës në "shtëpi bari",

39-vjeçari shqiptar, Dino Marku është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një "shtëpi bari". Marku u arrestua më 9 janar, ndërsa në momentin e kontrollit të "shtëpisë së barit", ai u kap teksa fshihej pas disa kutive. Mediat e huaja raportojnë se pak kohë më parë ai kishte shkuar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe dhe në këmbim në 10 mijë paundëve kishte pranuar që të kujdesej për një "shtëpi bari" në Powys.

“Më 9 janar oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në zyrat e vjetra të County Times. Ata e gjetën të pandehurin të fshehur pas disa kutive”, tha prokurori Philip Clemo.

Raportohet po ashtu se ish-zyrat e gazetës "County Times", ishin ato që qenë kthyer në "shtëpi bari" ku u gjetën 246 bimë, me vlerë rreth 258,000 £. Gjykatësi Timothy Petts që dha dënimin me 18 muaj, tha po ashtu se Marku do të depërtohet në Shqipëri.

 

Të këshilluara

Shijak, shoferi bie në lumë me makinë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shijakut ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Mës...

20:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI