Flash

Korrupsion me 2,2 mln euro tendera, kur Edi Rama bënte xhiro me makinën e Ervis Berberit në Dhërmi (VIDEO)

Lapsi.al 14 March 2024
Korrupsion me 2,2 mln euro tendera, kur Edi Rama bënte xhiro me

Me urdhër të SPAK, mbrëmë u vunë në pranga kreu i ARRSH, Evis Berberi, bashkë me dy biznesmenët e tjerë, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Sa i takon hetimit për korrupsion dhe pastrim parash, rezulton se Evis Berberi ka qenë ortak në një kompani me Valter Begajn. Këtij të fundit i ka dhënë tendera në kohën kur është emëruar drejtori i Eficencës në Energji.

Berberi, i njohur si një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Një detaj tjetër që ra në sy dy ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës te Rruga e Kombit në Kukës. Sipas SPAK, kreu i ARRSH investoi 2.2 milionë euro nga tenderat publikë në kompaninë e kontrolluar prej tij.

Megjithatë, vetëm një vit më parë nuk mund të lihej pa përmendur xhiroja me një makinë kabriole që Rama bashkë me zv/ kryeministren Balluku bënë në inspektimin e akseve Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Rama dhe Balluku, shfaqen të ulur në sediljen e pasme të automjetit kabriolet, ndërkohë, në timonin e makinës ishte vetë Evis Berberi.

Të këshilluara

Merr flakë pusi i naftës në Cakran

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Gazetarja Marsela Topi raporton për Ba...

16:00

Pse Radoiçiç është ende i lirë?

Emri i Millan Radoiçiçit është aktualizuar sërish këtë javë, pas qarkullimit të një fotografie, në të cilën shihet bashkë me ambasadorin e Serbisë në Uashington...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI