Flash

Escobar dhe Kurti reagojnë pas takimit, japin sinjale bashkëpunimi

Lapsi.al 14 March 2024
Escobar dhe Kurti reagojnë pas takimit, japin sinjale bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar. Në profilin e tij në ”X”, Kurti thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që Serbia të bëhet përgjegjëse për sulmin në Banjskë. Gjithashtu Kurti shkruan se diplomatin amerikan e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e tranzicionit nga dinari në euro.

“Kënaqësi të takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrire dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1768353749532094483?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1768353749532094483%7Ctwgr%5Ec094df9772429088013dd7320221a6f1cf2faa6d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fte-gatshem-per-ti-adresuar-ceshtjet-ne-agjende-kurti-me-sinjale-bashkepunimi-pas-takimit-me-escobar%2F

Ndërsa Escobar është shprehur se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, - ka thënë Escobar pas takimit me Kurtin.

Ditët e fundit ka pasur deklarata të forta nga escobar për Kurtin dhe mënyrën e sjelljes së qeverisë së Kosovës. Për më shumë lexoni lajmet më poshtë, por deklaratat pas takimit japin sinjale bashkëpunimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shijak, shoferi bie në lumë me makinë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shijakut ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Mës...

20:36

Merr flakë pusi i naftës në Cakran

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Gazetarja Marsela Topi raporton për Ba...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI