Flash

6 euro për çdo minutë punë: Deputetët shqiptarë, më të paguarit gjatë vitit të kaluar

Lapsi.al 14 March 2024
6 euro për çdo minutë punë: Deputetët shqiptarë,

Seancat parlamentare me kaos që duket se së shpejti do të marrin fund pas dakordësimit paraprak në parim mes opozitës e maxhorancës për të ngritur 2 komisionet hetimore dhe një nënkomision për reformat, janë futur në listën e rekordeve të vendit tonë.

Instituti i Studimeve politike, në raportin e publikuar për vitin parlamentar 2023, 8 seancat e zhvilluara nga nisja e kausit deri në mbyllje të vitit parlamentar, kanë zgjatur vetëm 97 minuta. Nga ana tjetër po ashtu rekord është miratimi i një ligji apo një vendimi pa diskutime, në mesatarisht 2.4 minuta.

“Të dhënat statistikore të aktivitetit parlamentar dëshmojnë se gjatë periudhës 30 tetor dhe 21 dhjetor, në të cilën seancat plenare u bënë të shkurtuara për shkak të incidenteve të shumta fizike në parlament, − një vendim është marrë në vetëm 2.4 minuta, dhe se 8 seancat janë zhvilluar në vetëm 97 minuta.

Statistikisht një seancë plenare ka kosto të lartë buxhetore (10−12 mijë euro) dhe zhvillimi i tyre në 4 ose 8 minuta e bën funksionin e deputetit profesionin më të paguar për minutë në Shqipëri.”, thuhet në raportin në fjalë.

Thënë ndryshe 8 seanca në total 97 minuta, minimumi kanë kushtuar 80 mijë euro, ose ndryshe 825 euro minuti. Ndërkohë që janë 140 deputetë pjesë e Kuvendit, llogaria del marramendëse me 5.9 euro në minutë, duke e kthyer postin e deputetit në më të paguarin në vend, të paktën në periudhën e fundit të vitit 2023./TCH

Të këshilluara

Shijak, shoferi bie në lumë me makinë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shijakut ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Mës...

20:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI