Flash

Marrëveshjet PS-PD/ Ambasadori gjerman deklaratë nga Korça: Kënaqësi e madhe të shikojmë këto zhvillime

Lapsi.al 13 March 2024
Marrëveshjet PS-PD/ Ambasadori gjerman deklaratë nga Korça:

Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner, në një deklaratë për mediat, ka komentuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së për kthimin e Kuvendit në normalitet.

Bergner shprehet se është kënaqësi e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime. Ai tha se kthimi i jetës normale parlamentare në Shqipëri i ndihmon integrimit të vendit në BE.

1. Duket se në Kuvendin e Shqipërisë po kthehet qetësia pas protestës së opozitës. A kanë meritë ndërkombëtarët për kthimin në normalitet të Kuvendit?

Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do t’i rikthehet realisht aktivitetit të vet normal, duke folur për përmbajtje, pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.

Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit, që prej se në parlament ka nisur zhvillimet deri diku shqetësuese, sikurse i keni konstatuar. Pra, kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI