Flash

Lëvizje për Himarën? Rama emëron Vangjel Tavon prefekt të Vlorës

Lapsi.al 13 March 2024
Lëvizje për Himarën? Rama emëron Vangjel Tavon prefekt

Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, Prefekt i Qarkut të Vlorës. Me këtë emërim lirohet nga detyra Flamur Mamaj.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Duket se me këtë vendim po vihet në zbatim edhe plani i publikuar nga media greke "Kathimerini" e publikuar rreth dy muaj më parë. “Kathimerini” shkruante asokohe se kryeministri shqiptar Edi Rama kishte nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës. Sipas kësaj gazete i përzgjedhur ishte ish-deputeti Vangjel Tavo. Madje “Kathimerini” jep edhe detaje nga një takim mes Ramës dhe Tavos, si dhe tregonte se për këtë është vënë në dijeni edhe qeveria greke. Tavo dhe Rama i mohuan këto lajme, por duket se ish-deputeti po "bëhet gati" për drejtimin e bashkisë së Himarës. Ky vendim vjen edhe pas dënimit me dy vite burg nga GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Të këshilluara

Trafikant droge, arrestohet i riu në Tiranë

Kapet dhe arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar nga policia e Korçës, në qytetin e Tiranës. Mësohet se 26-vjeçari me inicialet D.C (G), ishte shpallur në kërkim pa...

17:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI