Flash

E rëndë/ Vritet me thikë i riu shqiptar në Londër (Emri)

Lapsi.al 13 March 2024
E rëndë/ Vritet me thikë i riu shqiptar në Londër

Një i ri shqiptar është vrarë në Londër, dyshohet për shkak të një basti. Bajram Luli, 25 vjeç pas bastit ka fituar 6 mijë paund dhe më pas ka pasur një sherr me persona të tjerë, të cilët e kanë qëlluar për vdekje me thikë në fyt.

Policia Metropolitane, e cila po heton këtë vrasje nuk ka ende të arrestuar për ngjarjen. I riu mësohet se është nga qyteti i Peqinit dhe nuk kishte shumë kohë që kishte shkuar në Britani, sipas TCH. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën, ndërsa sot u bë identifikimi nga familjarët.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.

Të këshilluara

VENDIMI/ Rama shpall pushim ditën e premte

Kryeministri Rama njoftoi para pak çastesh në rrjetin social X se administrata do të ketë pushim ditën e premte, 15 mars. “Me këtë vendim të Këshillit të Min...

20:23

Rama emëron një zv.ministre te Arsimit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. 1024px-Ministria_e_Arsimit_Sportit_dhe_Rinisë-665x650 ...

19:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI