Flash

Britania ndalon blerjen e gazetave të saj nga qeveri të huaja

Lapsi.al 13 March 2024
Britania ndalon blerjen e gazetave të saj nga qeveri të huaja

Qeveritë e huaja do të ndalohen të zotërojnë gazeta apo revista në Mbretërinë e Bashkuar. Masa e qeverisë britanike vjen pas shqetësimit për marrjen e mundshme të Daily Telegraph dhe Spectator nga një grup i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe laburistët janë shprehur se do të mbështesin ndryshimin ligjor që pritet të debatohet javën e ardhshme.

Qeveria tha se ligji do të "sigurojë mbrojtje shtesë për një shtyp të lirë". Ditët e fundit kishte një presion në rritje ndaj qeverisë për të vepruar. Madje ajo rrezikonte të humbiste mbështetjen e Dhomës së Lordëve që kërkonin të shihnin veprime urgjente. Duke prezantuar ndryshimin Lord Parkinson tha se ligji i ri do të "përjashtonte shkrirjen e gazetave dhe revistave periodike të lajmeve që përfshijnë pronësinë, ndikimin ose kontrollin nga shtetet e huaja".

Qeveria do të prezantojë një amendament në projektligjin për tregjet dixhitale, konkurrencën dhe konsumatorët për të bllokuar marrëveshje të tilla. Lordi Parkinson konfirmoi gjithashtu se ndalimi i blerjes nuk do të zbatohej për transmetuesit. Nisma vjen kur fondi i investimeve RedBird IMI vazhdon përpjekjet për të marrë kontrollin e gazetave Daily dhe Sunday Telegraph si dhe revistës Spectator, pas shlyerjes së borxheve të pronarit të tij të mëparshëm.

Fondi është 75% në pronësi të Sheikh Mansour, i cili është zëvendëskryeministër dhe nënkryetar i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i njohur në Mbretërinë e Bashkuar për transformimin e klubit të futbollit Manchester City. Qeveria po tenton të miratojë ligjin përpara se të arrihet marrëveshja e blerjes së Telegraph Media Group. Burime të afërta me këtë çështje i thanë BBC-së, se oferta duket se do të dështojë për shkak të presionit politik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VENDIMI/ Rama shpall pushim ditën e premte

Kryeministri Rama njoftoi para pak çastesh në rrjetin social X se administrata do të ketë pushim ditën e premte, 15 mars. “Me këtë vendim të Këshillit të Min...

20:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI