Flash

Berisha komenton për herë të parë marrëveshjen me Ramën në parlament

Lapsi.al 13 March 2024
Berisha komenton për herë të parë marrëveshjen me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë pasditen e kësaj të mërkure marrëveshjen e arritur me mazhorancën në Kuvend. Berisha akuzoi Ramën se është ai që nuk pranon të drejtat kushtetuese që i takojnë opozitës. Megjithatë Berisha nuk komentoi se çfarë kishte përfituar opozita ga akordi me Ramën.

“Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Dua të sqaroj juve dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër. Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.

Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin. Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita. Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.

Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore. Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre. Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori. Edi Rama, ke 25 vite në pushtet, duke vjedhur votën, duke rrëmbyer votën, duke blerë votën. Fundi yt ka ardhur, harroje se do mund të bësh më zgjedhje të tilla” – tha Berisha që bëri sërish apel për mosbindje civile.

“Le të bashkohemi ne në betejë pa kthim, në mosbindje civile në të katër anët e vendit për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e opozitës dhe një Shqipëri normale, një Shqipëri të qytetarëve. Një Shqipëri në të cilën liria, dinjiteti i çdo qytetari do garantohen. Ligji do jetë ligj dhe do zbatohen. Një Shqipëri në të cilën me gërshërët e ligjit do pritet çdo lidhje me krimin. Do pritet çdo vjedhje e pasurive publike dhe fondeve publike. Një Shqipëri në të cilën shqiptarët do zgjedhin ata që duan. Do vendosin me votën e tyre për fatin e tyre” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VENDIMI/ Rama shpall pushim ditën e premte

Kryeministri Rama njoftoi para pak çastesh në rrjetin social X se administrata do të ketë pushim ditën e premte, 15 mars. “Me këtë vendim të Këshillit të Min...

20:23

Rama emëron një zv.ministre te Arsimit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. 1024px-Ministria_e_Arsimit_Sportit_dhe_Rinisë-665x650 ...

19:39

Trafikant droge, arrestohet i riu në Tiranë

Kapet dhe arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar nga policia e Korçës, në qytetin e Tiranës. Mësohet se 26-vjeçari me inicialet D.C (G), ishte shpallur në kërkim pa...

17:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI