Flash

Kundër marrëveshjes me PS-në, Salianji: Reformë Zgjedhore nuk ka për të pasur s’e nuk e do Rama

Lapsi.al 13 March 2024
Kundër marrëveshjes me PS-në, Salianji: Reformë Zgjedhore

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka dalë kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste, duke u shprehur se “vendosi në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën”.

“Çfarë t’ju them se kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencën e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur”, u shpreh ai nga selia blu.

Ndërsa ka theksuar se Reformë Zgjedhore s’ka për të pasur sepse sipas tij, nuk dëshrion kryeministri Edi Rama. Salianji shtoi se nuk ka krisje brenda opozitës, por diskutime që kanë të bëjnë me Parlamentin.

“I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizim, nuk mund ta japim si bonus që na e jep Rama. Çfarë t’ju them se kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencën e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur sepse e kemi refuzuar për shkak të moszbatimit të Kushtetutës nga Rama. Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë. Nuk ka asnjë krisje, kjo është një qasje tjetër që ka të bëjë me parlamentin, jo me bashkimin. Gjithçka që ka të bëjë me analizën në Parlament, ka diskutim.

Vendosi në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën. Ne kemi vetëm 1 kërkesë dhe s’kemi marrë asgjë.

Kërkesa jonë është zbatimi i Kushtetutës dhe zbatimi i të drejtave të opozitës. Nga kjo lind kërkesa për komisionet hetimore që i kemi marrë me ligjin e ri të Ramës, jo me ligjin që ishte. Unë do të operoj me një ligj që e quaj antikushtetues? Kam firmosur që është antikushtetues e kam çuar në Gjykatë, Tani do ti them vetes dhe publikut që po e tërheq këtë sepse mendoj ndryshe.

Reformë zgjedhore nuk ka për të pasur se nuk do Edi Rama, do të merret me këtë që po merremi ne tani dhe këtu do të jemi prap. Nuk do të ketë asnjë efekt dhe asnjë të mirë publike sepse Rama e zhbëri atë që tha me Komisionin e Reformës zgjedhore. Zgjidhja është ose bazhdimi i rrugës që kemi në përballje ose qëndresa deri në realizimin e një kërkesë që burojnë të gjithë të tjera”, u shpreh Salianji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI