Flash

Seanca për '21 Janarin', xhaxhai dhe e veja e Aleks Nikës futen në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 12 March 2024
Seanca për '21 Janarin', xhaxhai dhe e veja e Aleks Nikës

Nis seanca në Gjykatën e Lartë për dosjen e "21 janarit". Të pranishëm në sallë do të jenë edhe familjarët e të ndjerit Aleks Nika, të cilët janë kapur nga mediat e pranishme duke u futur në sallë. Të pranishëm në seancën e sotme duket se do të jenë xhaxhai dhe e shoqja e të ndjerit. Në seancën e sotme, pritet që trupa gjykuese të vendosë nëse çështja do të kalojë për hetim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo në Prokuorinë e Tiranës.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Vetëm një ditë më parë familjarët e të ndjerit Aleks Nika i kanë paraqitur një letër Gjykatë së Lartë. Bashkëshorjta dhe familjarët në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë kërkojnë të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI