Flash

Raste të përsëritura vjedhjesh në Durrës, arrestohen 6 persona

Lapsi.al 12 March 2024
Raste të përsëritura vjedhjesh në Durrës, arrestohen 6

Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga 6 shtetas, autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme në Durrës.

Njëri nga të arrestuarit, i dyshuar si autor i 3 rasteve të vjedhjeve në banesa, në 2 lagje të Durrësit.

Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve në banesa/subjekte të ndryshme në territorin e qarkut, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. N., 36 vjeç, banues në Ohër.

Ai u kap në flagrancë teksa vidhte pajisje në një banesë në lagjen nr. 17/1. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datat 04.03.2024 dhe 06.02.2024, ka vjedhur pajisje në 2 banesa të tjera në lagjen nr. 3.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Roskovec, pasi është larguar pa paguar, nga karburanti ku kishte furnizuar automjetin, me naftë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak vunë në pranga shtetasit E. Sh., 35 vjeç, E. C., 20 vjeç, A. N., 30 vjeç dhe I. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur materiale, në një hekurudhë në ndërtim.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Lushnjë, reagon policia

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjës. Policia thotë se lënda plasëse është hedhur në afërsi të garaz...

23:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI