Flash

Negociatat me PS-në, Gaz Bardhi sqaron për çfarë u dakordësuan

Lapsi.al 12 March 2024
Negociatat me PS-në, Gaz Bardhi sqaron për çfarë u

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se pas 5 muajsh “arrogancë të mazhoranës”, Partia Socialiste reflektoi.

Bardhi, pas konferencës së kryetarëve, u shpreh se ky është lajm i mirë duke zbuluar se për çfarë janë dakordësuar.

“Është një lajm i mirë që pas 5 muaj rezistencë të deputetëve të opozitës për këtë arrogancë të mazhorancës këta të fundit kanë reflektuar dhe po diskutojmë çështjen. Është vendimmarrje në parim, nuk është çështje e mbyllur.

Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD. Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimor të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët.

Do të mblidhet sërish nesër Konferenca e Kryetarëve”, tha Bardhi.

Lexo më tej: Negociatat “për normalizim” PS-PD/ Çfarë rrezikon opozita? 

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Lushnjë, reagon policia

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjës. Policia thotë se lënda plasëse është hedhur në afërsi të garaz...

23:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI