Flash

Çështja Partizani/ Argita Malltezi në konferencë: Gjithçka nisi politikisht, Balla bëri kallëzim të rremë

Lapsi.al 12 March 2024
Çështja Partizani/ Argita Malltezi në konferencë:

Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se arrestimi i babait dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi është politik.

Në një konferencë për mediat, Malltezi ka deklaruar se Ministri Taulant Balla në SPAK ka bërë kallëzim të rremë dhe për këtë duhet që të jap llogari. Po ashtu ajo ka theksuar se si Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest, në fazë hetimesh pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt.

"Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg në fazë hetimesh pa asnjë prove, fakt apo dëshmi që të tregojnë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova ose duhet pranohet publikisht që masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit. Cështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Balla në 2020 bëri një kallëzim të rremë që nxiti disa pretendime, që SPAK më pas i ktheu në pretendime të veta. Për këto në botë njihet parimi që ligji njihet. Ky është një kallëzim i rreme dhe Balla duhet të ishte para bankës së akuzuarve. Janë dhënë disa fakte, por SPAK nuk e ka marrë për bazë këtë. Siç mund të shikohen rradha e veprimeve proceduriale, ka një trysni ndaj SPAK nga Edi Rama," tha Malltezi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI