Flash

Zbulohet një tjetër bazë armësh në Durrës, arrestohet pronari i banesës

Lapsi.al 11 March 2024
Zbulohet një tjetër bazë armësh në Durrës,

Një tjetër bazë armatimesh është zbuluar në Sukth të Durrësit. Në pranga është vënë pronari i banesës A. S., brenda së cilës mbaheshin armë zjarri, sasi të madha fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Brenda banesës policia gjeti: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Kujtojmë që kjo është baza e dytë që policia zbulon brenda pak ditësh në Durrës. Dy ditë më parë, u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103.4 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.5 lekë dhe do shitet...

08:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI