Flash

SHBA kërkon parlament plotësisht funksional, PS pritet t'i pranojë opozitës dy komisione hetimore

Lapsi.al 11 March 2024
SHBA kërkon parlament plotësisht funksional, PS pritet t'i

Lindita Nikolla priti sot me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Ne njoftimin për media të ambasadës së SHBA flitet ndër të tjera edhe për rikthimin në normalitet të parlamentit.

Takimi vjen një ditë para mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës së mbështetur nga Sali Berisha.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Sic mëson Lapsi.al, mazhoranaca pritet t'i pranojë opozitës ngritjen e dy komisioneve hetimore në këmbim të zhbllokimit të jetës parlamentare dhe rikthimit në normalitet.

Fillimisht PD do të ketë nesër mbledhje grupi ku Gaz Bardhi do të marrë një lloj autorizimi prej deputetëve të tij dhe më pas në orën 13:30 përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, betonierja përplas 44-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se një betoniere ka përplasur në afërsi të Kopshtit Zoologjik një 44-vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet ...

17:31

Rebesh në Durrës, paralizohet qyteti

Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme. Ujërat kanë vërshuar në rrugë. Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e paka...

15:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI