Flash

Matthew Perry nderohet në Oscars

Lapsi.al 11 March 2024
Matthew Perry nderohet në Oscars

Aktori i “Friends”, Matthew Perry u shfaq në nderimin e “Oscars” të këtij viti për ata që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar.

Aktori u gjet i vdekur në jakuzzi, në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Autopsia më vonë konfirmoi se ai vdiq nga “efektet akute të ketaminës” dhe mbytja.

Gjatë segmenti, Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo u ngjitën në skenë për të kënduar së bashku klasiken “Time to Say Goodbye”, duke nderuar një numër personazhesh që kanë ndërruar jetë vitin e fundit.

Ndër të tjera, çmimet e Akademisë i bënë homazhe aktorit të Dumbledore Michael Gabon, Alan Arkin, Paul Reubens, Harry Belafonte dhe yllit të Curb Your Enthusiasm, Richard Lewis.

Në fakt, Perry nuk u përfshi gjatë nderimit përkatës në BAFTA, duke shkaktuar reagime te fansat e tij. Akademia Britanike u përgiugh duke thënë se do të nderonte kujtimin e tij në ndarjen e çmimeve të Akademisë së Televizionit Britanik.

 

Të këshilluara

Momentet më të veçanta nga Oscars 2024

Oscars  e këtij viti sollën emrat më të mëdhenj në Hollywood për një natë argëtimi dhe festë. Të bashkuar në Teatrin Dolby në Hollywood, Oscars i këtij viti ...

10:11

Çmimet Oscar 2024: Lista e plotë e fituesve

Më 10 mars u zhvillua ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar, në teatrin “Dobly”, nën moderimin e Jimmy Kimmel. Filmi "Oppenheimer"dominoi ceremoninë me 7 çmime. Më ...

08:09

Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë

Vanessa Hudgens zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë gjatë tapetit të kuq të Oscars ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur. Ky do të jetë fëmija i parë...

21:49

Maluma bëhet baba për herë të parë

Maluma dhe e dashura e tij, Susana Gómez, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur Paris. "Më 9 mars në orën 8:23 të mëngjesit,...

20:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI