Flash

Mazhoranca dhe opozita drejt marrëveshjes për dy komisione hetimore

Lapsi.al 11 March 2024
Mazhoranca dhe opozita drejt marrëveshjes për dy komisione hetimore

Mesditën e së martës, në orën 13:30 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pas takimeve që zhvilloi javën e kaluar me krerët e grupeve parlamentare, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi e Mesila Doda për të diskutuar zgjidhjen e situatës së krijuar në parlament.

Burime pranë PS thonë se është rënë dakort për ngritjen e 2 komisioneve hetimore parlamentare, megjithatë mbetet për t'u konfirmuar të martën. Opozita proteston që prej muajit tetor për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore, por ndërkohë mazhoranca ka miratuar ligjin e ri që e kufizon objektin e hetimit dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Sot, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla është takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA në vendin tonë, David ëisner, të cilit i ka konfirmuar "përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet".

 

Të këshilluara

Rebesh në Durrës, paralizohet qyteti

Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme. Ujërat kanë vërshuar në rrugë. Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e paka...

15:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI