Flash

Biznesmeni shqiptar ngacmon të renë greke, arrestohet nga policia

Lapsi.al 11 March 2024
Biznesmeni shqiptar ngacmon të renë greke, arrestohet nga policia

E tronditur dhe me përshtypjet më të këqija, një vajzë 22-vjeçare u largua nga një fermë në Selanikun lindor të premten e kaluar. Shkak është bërë fakti se ajo ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale nga pronari 48-vjeçar. Sipas asaj që mësohet, e reja vizitonte fermën me prindërit e saj për të kërkuar informacione pasi donte të krijonte të sajën.

Të premten e kaluar prindërit e saj nuk mundën të vinin me të dhe ajo shkoi vetëm. Më pas, siç ka denoncuar në polici, 48-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka fikur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë dhe e ka ngacmuar jo një, por dy herë, një herë teksa ka qenë në kalë dhe një herë kur ka zbritur nga kali.

Pas denoncimit përkatës, efektivët e policisë kanë lokalizuar 48-vjeçarin dhe e kanë arrestuar. Ai u dërgua në prokurori dhe u referua për t’u gjykuar në procedurë të pavarur në Gjykatën e Kundërvajtjes Njëanëtare të Selanikut.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Makinat e përfshira në aksident janë tip “Me...

19:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI