Flash

Momenti i vràsjes së shqiptarit në Itali, lokali plot me njerëz (VIDEO)

Lapsi.al 10 March 2024
Momenti i vràsjes së shqiptarit në Itali, lokali plot me

Është publikuar momenti i përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas autoriteve italiane, 23-vjeçari Mikea Zeka ekzekutoi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, si dhe plagosi vëllain e tij Endri Kasmi si dhe dy vëllezër të tjerë shqiptarë.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, njëri prej grupeve të shqiptarëve afrohen tek grupimi tjetër, i cili ndodhen në pjesën e jashtme të lokalit. Ata fillojnë përleshjen me njëri-tjetrin, ku dëgjohen dhe rreth 6 të shtëna me armë zjarri pistoletë.

https://www.youtube.com/watch?v=RACc45LYaWU&t=1s

Nga pamjet dallohet se në lokal ka patur një numër të madh qytetarësh, të cilët braktisin tavolinat e tyre të tmerruar në momentin kur dëgjohen të shtënat. Disa prej tyre futen edhe poshtë tavolinave për t’iu shpëtuar plumbave.

Një prej plumbave kapi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, i cili njihej dhe me nofkën “Carletto” në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Të tjerët u plagosën në bark dhe në këmbë. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Autori 23-vjeçar Mikea Zeka u dorëzua vetë rreth dy orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje deri në orën 03:30 të mëngjesit dhe tashmë ndodhet i arrestuar për vrasje dhe tentativë të trefishtë vetëvrasjeje. Deri më tani nuk është gjetur arma e krimit.

Sipas të përditshmes italiane, falë dëshmisë së tij, autoritetet kanë arritur të zbardhin edhe një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur para orës 19:30 në lokal kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë. Nga dëshmia e tij, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit. Pra ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.

Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal. Por këtë version policia pritet që ta vërtetojë pas hetimeve të thelluara. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka nuk ka rekorde kriminale, por vetëm vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.

Në dëshminë e tij, Mikea Zeka ka deklaruar se me 27-vjeçarin shqiptar kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. Por, ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

Të këshilluara

Piu fotoksinë, humb jetën 70-vjeçari

Një 70-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi sipas policisë, ka konsumuar në banesën e tij fotoksinëa. 70-vjeçari u transportua në spital, por nuk ka mundu...

13:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI