Flash

FOTO/ Si u ekzekutua boksieri shqiptar ne Gjermani

Lapsi.al 10 March 2024
FOTO/ Si u ekzekutua boksieri shqiptar ne Gjermani

Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani mbeti i vrarë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Lajmin e bënë të ditur familjarët e 38-vjeçarit. Sipas tabloidit gjerman BILD, që raporton deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, - shkroi ai.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej 5 deri në 6 personash ishin ulur së bashku në një lokal. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë restorantit. Thhet se autorët qëlluan 6-8 plumba.

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta. Bild raporton se vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Autorët që kryen këtë vrasje nuk janë identifikuar nga autoritetet gjermane.

Një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013. Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje. ©LAPSI.al

Großeinsatz für die Bielefelder Polizei: Am frühen Abend fielen in der Obernstraße Schüsse. Im Hintergrund ist der Tatort mit Sichtschutzgittern abgesperrt

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI