Flash

Erërat e forta në Kaliforni zhvendosin liqenin

Lapsi.al 10 March 2024
Erërat e forta në Kaliforni zhvendosin liqenin

Erërat e forta në Kliforni të SHBA-së kanë zhvendosur Liqenin Manly në Luginën e Vdekjes 3 kilometra. Ky fenomen uli edhe nivelin e liqenit, duke bërë që Shërbimi i Parkut Kombëtar të ndalojë lundrimin me varkë nga vizitorët në zonë.

"Ishte e mahnitshme të shihje një liqen të tërë të migronte," tha Superintendent i Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Mike Reynolds.

“Sidoqoftë, uji u tërhoq, duke lënë baltë pas. Si rezultat, varkat përfundojnë duke u tërhequr zvarrë nga vizitorët. Kjo lë gjurmë dhe shenja që ka të ngjarë të jenë të dukshme për vite me rradhë”.

"Kjo nuk na la zgjidhje tjetër veçse të kufizojmë lundrimin me varkë në Liqenin historik Manly," shtoi ai.

Liqeni Manly është një liqen kalimtar, që është riformuar pasi dy stuhi sollën reshje rekord në Luginën e Vdekjes, Uragani Hillary në gusht dhe "lumi atmosferik" në fillim të shkurtit.

“Ju mund të mendoni se pa rrjedhjen e ujit në det do të kishte gjithmonë liqen në Luginën e Vdekjes. Por kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë. Normalisht sasia e ujit që derdhet në të është shumë më e vogël se shkalla e avullimit," tha në një deklaratë kujdestari i parkut Abby Wines.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI