Flash

Vuçiç: Do prodhojmë 5 mijë dronë kamikazë

Lapsi.al 9 March 2024
Vuçiç: Do prodhojmë 5 mijë dronë kamikazë

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ai se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2024, Vuçiq vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë në Kiev dhe Moskë. Menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, tha më 9 mars se Serbia ka pasur bashkëpunim substancial ushtarak me anëtarët e NATO-s në dy vjetët e fundit.

“Duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara, bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë nuk është zhvilluar dukshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë”, tha Staroviç për Zërin e Amerikës.

Para se të niste lufta në Ukrainë, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë kryer stërvitje ushtarake brenda dhe jashtë vendit me ushtritë e ish-bllokut Lindor, Rusinë dhe Bjellorusinë, por edhe shtetet perëndimore, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s. Serbia është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006. Ky program konsiderohet hapi i parë drejt anëtarësimit në aleancë. Më 2007, Serbia deklaroi se ishte shtet neutral në aspektin ushtarak./ REL

Të këshilluara

Dy bashkitë me më shumë borxhe

Kryeministri Rama ka zhivlluar një mbledhje të gjerë sot në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive. Përsa sa i përket burimeve njerëzore...

14:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI