Flash

"Negociata me opozitën për uljen e tensioneve?”/ Rama: S’ka nevojë për bisedime

Lapsi.al 9 March 2024
"Negociata me opozitën për uljen e tensioneve?”/ Rama:

Kryeministri Edi Rama ka folur para medias në Shkodër pas takimit të përbashkët të punës dhe bashkëpunimin qeveri – bashki. Ndër të tjera, Rama është pyetur nëse ka pasur negociata me opozitën për normalizimin e jetës parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, kryeqeveritari u shpreh se mazhoranca nuk ka kryer asnjë shkelje të të drejtave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, por refuzime për shkak se iniciativat kanë shkelur kornizën e mirëpërcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

A ka marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare. Pjesëmarrja e 6 kryebashkiakëve të opozitës a është qasje e ndryshuar nga ju për bashkëpunim?

Nuk arrij ta kuptoj nëse ata të cilët komentojnë marrëveshje për ngritjen e disa komisioneve hetimore bëjnë sikur nuk kuptojnë apo nuk kuptojnë sepse ne e kemi thënë shumë kohë më parë dhe është e njëjta gjë që përsëris. Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin e komisioni hetimor shkelnin kornizën e mire përcaktuar nga vendimet e GJK.

E kemi thënë dhe e përsëris prapë, kjo nuk është çështje negociatash, por të drejtash. Opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë një komision, por duhet të jetë brenda kornizës së mire përcaktuar nga vendimet e GJK. Çdo iniciativë e tillë ka miratimin tonë, nuk ka nevojë për bisedime. Sa i përket reformës zgjedhore, është një praktikë që ka dalë nga konteksti kohës që jetojmë dhe ne si PS me mbarimin e afatit do t’ia lëmë në tryezë kuvendit dhe nëse do ketë të tjerë që do duan të lënë propozimet do t’i lënë.

Të këshilluara

Dy bashkitë me më shumë borxhe

Kryeministri Rama ka zhivlluar një mbledhje të gjerë sot në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive. Përsa sa i përket burimeve njerëzore...

14:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI