Flash

Me 22 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 9 March 2024
Me 22 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në

Një 48-vjeçar me inicialet F. Xh., është arrestuar në Korçë mbate në shtëpi lëndë narkotike të përgatitur për shitje. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako. Po ashtu bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Big Circles".

Posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Big Circles", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:05 të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Mësohet se automjeti me drejtues 37-vjeçarin me inicialet E. ...

10:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI