Flash

Kapen armë në terminalin e autobusëve, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 9 March 2024
Kapen armë në terminalin e autobusëve, dy të arrestuar

F. K., 27 vjeç, nga Korça dhe Xh. P., 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e kryeqytetit rreth mesditës së të shtunës në terminalin jug-lindor të autobusëve, pasi po transportonin një kallashnikov nga Korça për në kryeqytet.

Kapja e tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe ishte futur në një çantë të madhe.

Dy të rinjve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe tre aparate celular.

Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera.

Të këshilluara

Dy bashkitë me më shumë borxhe

Kryeministri Rama ka zhivlluar një mbledhje të gjerë sot në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive. Përsa sa i përket burimeve njerëzore...

14:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI