Flash

Gjykata lë në burg baronin e drogës, Gëzim Çela

Lapsi.al 9 March 2024
Gjykata lë në burg baronin e drogës, Gëzim Çela

Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Gëzim Çelën, i njohur ndryshe si baroni i drogës. Caktimi i masës vjen pak ditë pas ekstradimit të Çelës nga Kosova. Çela ka nisur që të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015 ku u dënua për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në shtëpinë në fjalë u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë.

Çela, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det".

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore. ...

07:54

Dy të arrestuar në Krujë me kanabis

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi u kapën duke transportuar 3 kg drogë. Në pranga ranë shtetasit me iniciale A. Sh., 39 vjeç, dhe A. ...

08:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI