Flash

Digjet një shtëpi në Berat, dyshohet nga bombola e gazit

Lapsi.al 9 March 2024
Digjet një shtëpi në Berat, dyshohet nga bombola e gazit

Një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak, në Berat mësohet se është përfshirë mesnatën e djeshme nga flakët. Bëhet me dije se kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.

Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth.

Shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e bombolës së gazit. Po ashtu mësohet se në njërën nga dhomat e banesës ka pasur dëme materiale si pasojë e zjarrit.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:05 të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Mësohet se automjeti me drejtues 37-vjeçarin me inicialet E. ...

10:15

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore. ...

07:54

Dy të arrestuar në Krujë me kanabis

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi u kapën duke transportuar 3 kg drogë. Në pranga ranë shtetasit me iniciale A. Sh., 39 vjeç, dhe A. ...

08:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI