Flash

Taylor Swift zbulon detajet e fundit të albumit të saj të ardhshëm

Lapsi.al 8 March 2024
Taylor Swift zbulon detajet e fundit të albumit të saj të

Taylor Swift zbuloi versionin e finalizuar të albumit të saj , "The Tortured Poets Department", gjatë një koncerti të fundit në Singapor.

Duke iu drejtuar audiencës gjatë performancës së saj në The Eras Tour, Swift u shpreh: "Ky është versioni i fundit. Albumi përmban këngën ‘The Black Dog’. Mezi po pres ditën kur ta dëgjoni”.

I planifikuar për publikim më 19 prill, "The Tortured Poets Department" shënon albumin e 11-të të Swift. Krahas "The Black Dog" do të përfshijë tri këngë: "The Manuscript", "The Bolter" dhe "The Albatross".

Këngët tregojnë përvojat personale të Swift-it, veçanërisht në udhëtimin e saj emocional pas ndarjes së saj me Joe Alvin në prill 2023.

Gjatë performancës së saj në Singapor, Taylor zbuloi gjithashtu se qyteti ka një rëndësi të veçantë për të për shkak të nënës së saj, Andrea.

“Nëna ime në fakt kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj në Singapor. Kështu që shumë herë kur ne vinim këtu, mamaja ime më merrte dhe kalonim me makinë pranë shtëpisë së saj të vjetër.Kështu që unë kam dëgjuar për Singaporin gjatë gjithë jetës sime”, rrëfeu artistja./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta krijuesi i "Dragon Ball"

Akira Toriyama, krijuesi i serialit hit-anime "Dragon Ball" ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. “Të dashur miq dhe partnerë, me dhimbje të thellë ju infor...

17:02

Shawn Mendes rikthehet në skenë

Shawn Mendes po kthehet përsëri në qendër të vëmendjes dhe po përqafon rikthimin e tij në skenë. Këngëtari 25-vjeçar hyri në Instagram të enjten për të ndarë...

15:33

Ndahen Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet?

Fansat e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre njëvjeçare. Dyshja janë munduar të mbajnë mar...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI