Flash

Moti i keq/ Të dielën nuk do nisen tragetet nga Durrësi dhe Vlora

Lapsi.al 8 March 2024
Moti i keq/ Të dielën nuk do nisen tragetet nga Durrësi dhe Vlora

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit gjatë 3 ditëve në vijim, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se do të ndalohet lëvizja për tragetet e pasagjerëve në linjat ndërkombëtare. Konkretisht të dielën të ndalohet lëvizja e anijeve me pasagjerë në linjat ndërkombëtare Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindisi –Vlorë.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindisi – Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Trageti i linjës Durrës – Ankona – Durrës do të operojë normalisht ditën e diel.

NJOFTIMI

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11 mars 2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindisi – Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Trageti i linjës Durrës – Ankona – Durrës do të operojë normalisht ditën e Diel. Ditën e Diel datë 10.03.2024 do te ndalohet lëvizja e anijeve pasagjere në linjat ndërkombëtare Durrës – Bari - Durrës dhe Vlorë – Brindisi – Vlorë. Ne lidhje me linjën Sarandë –Korfuz – Sarandë do të njoftojmë në ditët në vijim.

Ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 17:00 datë 09.03.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 11.03.2024.

Të këshilluara

Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje grave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës....

19:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI