Flash

"Audi" plot me drogë në Kapshticë, kush janë tre të arrestuarit nga policia (Emrat)

Lapsi.al 8 March 2024
"Audi" plot me drogë në Kapshticë, kush janë tre

51 kg me drogë është sekuestruar në doganën e Kapshticës sot nga policia. Mësohet se në pranga lidhur me lëndën narkotike kanë rënë tre të persona, shoferi i makinës Audi që tentoi të kalonte drogën ne kufi dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Bëhet fjalë për Julian Suljotin 42 vjeç, Endri Merollin 28 vjeç dhe Stelio Suljoti 22 vjeç.

Gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar sot, Policia gjeti rreth 51 kg drogë në makinën tip “Audi Q7” të Julian Suljotit.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë fazave hetimore të këtij operacioni, ku shtetasi Julian Sulioti , dyshohej se do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, organizuan punën dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e automjetit tip “Audi Q7”, që ky shtetas drejtonte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, përfshirë edhe procesin e skanimit të kryer nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 51 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të shtetasit Julian Suliotit , u gjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”. Së bashku me sasinë e lëndës narkotike dhe armën e zjarrit, u sekuestruan 6 celularë dhe 5 automjete.

Nga hetimet e kryera dyshohet se bashkëpunëtorë të 42-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit e tjerë Endri Merollin 28 vjeç dhe Stelio Suljoti 22 vjeç.

Njoftimi Policise

Kapshticë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Again”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni i finalizuar pas hetimeve 1-vjeçare, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Sekuestrohen 51 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 6 celularë dhe 5 automjete.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, që dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij, në drejtim të Greqisë.

Vihen në pranga edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të dyshuar të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore 1-vjeçare të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Again”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-J. S., 42 vjeç; E. M., 28 vjeç dhe S. S., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë fazave hetimore të këtij operacioni, ku shtetasi J. S., dyshohej se do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, organizuan punën dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e automjetit tip “Audi Q7”, që ky shtetas drejtonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, përfshirë edhe procesin e skanimit të kryer nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 51 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të shtetasit J. S., u gjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”. Së bashku me sasinë e lëndës narkotike dhe armën e zjarrit, u sekuestruan 6 celularë dhe 5 automjete.

Nga hetimet e kryera dyshohet se bashkëpunëtorë të 42-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit e tjerë E. M., dhe S. S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje grave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës....

19:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI