Flash

Ligji për investimet strategjike, Bardhi: I shërben 5 oligarkëve, votimi ishte i pavlefshëm

Lapsi.al 7 March 2024
Ligji për investimet strategjike, Bardhi: I shërben 5 oligarkëve,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Garment Bardhi deklaroi për mediat pas mbylljes së seancës se votimi për projektligjin e investimeve startegjike nuk quhet i vlefshëm pasi në sallë për prezencë ishin vetëm 68 deputetë. Bardhi tha se nga ligji përfitojnë vetëm 5 oligarkë dhe 3 grupe kriminale.

'Në këtë seancë nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68, por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm.’, tha Bardhi.

Të këshilluara

BE ndërmerr masa për sigurinë kibernetike

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike në Bashkimin Evropian. Marrëveshja siguron që ven...

08:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI