Flash

Dule: Belerit i ofruan marrëveshje, del nga burgu po dhe dorëheqjen

Lapsi.al 7 March 2024
Dule: Belerit i ofruan marrëveshje, del nga burgu po dhe dorëheqjen

Vangjel Dule, Kreu i PBDNJ-së ka folur mbrëmjen e së enjtes për çështjen “Beleri”. I ftuar në Syri Tv ai ka dhënë disa detaje që më parë kanë qenë të panjohura për opinionin publik. Sipas tij, Belerit i kanë ofruar një marrëveshje në burg, ku i thanë që “nëse do të dalësh, duhet të japësh dorëheqjen”.

“Duhet ta qartësojmë situatën dhe të themi të vërtetat siç duhet. Beleri është në burg sepse është Kryetari i Bashkisë së Himarës. Belerit i është ofruar marrëveshje e pisët brenda në burg. I kanë thënë që “nëse do të dalësh jep dorëheqjen nga Kryetari Bashkisë”. Pra problemi është me Belerin si kryebashkiak nga Edi Rama. Rama ka problemin e platformës së tij politike" - tha Dule.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndërhyri brutalisht në procesin zgjedhor për Bashkinë e Himarës, duke urdhëruar arrestimin e kandidatit të opozitës. Sipas Dules, pavarësisht se “në gjykatë u vërtetua katërcipërisht se zoti Beleri nuk është i implikuar në asnjë çast dhe në asnjë moment të fushatës elektorale, në asnjë korrupsion dhe në asnjë shit-blerje vote dhe u rrëzua çdo pretendim i akuzës, vendimi i gjykatës do të shënohet në analet e historisë së jurisprodencës si një moment i absurditeti ligjor. 

Procesi zgjedhor në Himarë nuk u kontestua në asnjë moment, as nga rivali i zotit Beleri, as nga partia të cilën përfaqësonte, si në komisionin zgjedhor të zonës, si në KQZ ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor dhe për çudi dëgjova sot se ai ishte një proces i manipuluar, një proces i pakontestuar në asnjë prej shkallëve të parashikuara nga ligji, është një proces i cili ka miratimin e të gjithëve.

Atë që nuk mund të ketë është ndërhyrja brutale e zotit Rama me arrestimin arbitrar me ndërhyrjet në proces, por që nuk i dha në asnjë moment që të ketë edhe rezultatin e dëshiruar në Bashkinë e Himarës. Bashkia e Himarës ka zgjedhur kryetar bashkie" - tha Dule. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI