Flash

Baza me armë në Vlorë, kush është i arrestuari me dy emra

Lapsi.al 7 March 2024
Baza me armë në Vlorë, kush është i arrestuari me dy

Luçiano Deraj është i arrestuari për bazën e armatimeve të zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorës.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i policisë së Vlorës Ermal Muçaj tha se u arrestua Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babicë të madhe Vlore, i dyshuar për dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë me parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe personave të tretë anëtare të një grupi kriminal ne qytetin e Vlorës te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.

Nga ooperacioni Knock Out 6” u sekuestruan.

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)

2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.

3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.

4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.

5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus

6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.

7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.

8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata

9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten

10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.

13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.

14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.

15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.

17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri

18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm

19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.

20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes

21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore

22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.

23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR

24. Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh

25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.

26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

Të këshilluara

Zbulohet një bazë armatimesh në Vlorë

Një bazë armatimesh është zbuluar në Babicë të Vlorës, ndërsa në pranga raportohet se është vënë një person. Sipas News24, armët e zjarrit janë gjetur gjatë ...

18:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI