Flash

Rrëfimi i Leka Zogut në polici: Si më goditi babai i Eljas para vajzës!

Lapsi.al 6 March 2024
Rrëfimi i Leka Zogut në polici: Si më goditi babai i Eljas para

Leka Zogu është paraqitur në komisariatin nr 6 ku dhe edhe ka bërë denoncim për sherrin që ka pasur me ish vjehrrin e tij Gjergj Zahari. Në denoncimin para policisë, kur ka kërkuar urdhër-mbrojtje, ai thotë se ish vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe një send të fortë (statuj druri).

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani"rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilën më ka goditur" ka treguar Leka Zogu.

Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij Elja Zaharia dhe ish-vjehrri Gjergj Zaharia e mohojnë dhunën ndaj tij. Sipas tyre, princi ishte treguar agresiv dhe ka shtyrë ish-bashkëshorten duke u shfaqur i dhunshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI