Flash

Avokati i Lekës: Do kërkojmë largimin e Elias nga pallati mbretëror

Lapsi.al 6 March 2024
Avokati i Lekës: Do kërkojmë largimin e Elias nga pallati

Avokati Aranit Roshi ka zbuluar për “Jetë Shqiptare” në RTSH detaje nga përplasja dhe kallëzimi penal që Leka ka bërë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe babait të saj.

Roshi u shpreh se ngjarja është shënuar ditën e djeshme, dhe se deri në ato momente çifti ka patur konsensus për zgjidhjen me marrëveshje të divorcit.

“Ka patur komunikime nga ana e vjehrrit të vet që kanë qenë jo etike dhe deri diku të dhunshme, dhunë verbale. Por asnjëherë të këtij graviteti.

Duke qenë se ishte duke marrë zgjidhje çështja përmes një marrëveshje, për të mos e acaruar marrëveshjen, është vlerësuar të fokusohemi te zgjidhja e çështjes me marrëveshje. për aq kohë sa palë është Elia. Ata kishin arritur në mirëkuptim për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje. Në rastin e djeshëm, veprimeve të dhunshme iu bashkëlidh edhe vetë ish-bashkëshortja, Elia, e cila ishte e përfshirë në dhunën ndaj Princit”, u shpreh Roshi.

Ky i fundit zbuloi gjithashtu se Leka do i kërkojë ish-bashkëshortes që të largohet nga "Pallati Mbretëror" dhe se do i sigurojë asaj qiranë në një tjetër banesë.

Ai theksoi se e gjithë skena e dhunës ndaj Lekës është e filmuar dhe se pamjet i janë dorëzuar Policisë. Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe po ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij.

“Është depozituar kërkesa për zgjidhjen e çështjes me marrëveshje e nënshkruar nga të dy palët.

Të gjitha palët kanë rënë dakord. Nuk ka patur problematika në lidhje me sistemimin e marrëdhënieve me papoja të rrjedhin nga divorci, por motivet kanë qenë me mënyrën si e kanë përjetuar zgjidhjen e martesës familjare.

Princi ka kërkuar urdhër mbrojtje, ka bërë dhe një kallëzim penal. Ne jemi të gatshëm, ne jemi larguar nga ato, nga banesa dhe ka krijuar komoditetet Elias për zgjidhjen e martesës, i ka kaluar disa pasuri që t’i sigurojë jetesë dinjitoze.

Por tani, ne do kërkojmë që të sigurojmë pagesën e një qiraje që ajo të jetojë diku tjetër dhe të largohet nga Pallati.

Kemi vajtur, kemi bërë kallëzimin dhe kemi kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe pala tjetër është paraqitur më mbrapa. Besoj se dhe Elia për të njëjtat pretendime. E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, për arsye etike nuk i kemi publikuar, por i janë vënë në dispozicion policisë dhe aty duket kush ka qenë dhunuesi dhe kush i dhunuari”, u shpreh avokati.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI