Flash

Vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk, vihen në pranga 3 persona

Lapsi.al 5 March 2024
Vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk, vihen në

Tre persona kanë rënë në pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk. Pasi morën parat, autorët e kanë hedhur kasafortën në lumin Shkumbin, në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “River”. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e kasafortës së një biznesi në Sauk, më datë 01.03.2024.

Identifikohen dhe vihen në pranga pas një ndjekje intensive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, tre autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetas, se shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në biznesin e tij, në Sauk, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “River”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me DVP Elbasan, u bë arrestimi i shtetasve:

– B. S., 53 vjeç, E. K., 37 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjithashtu, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. Gj., 27 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI