Flash

Meta: Fredi Beleri duhet të ishte kryetar i bashkisë së Himarës!

Lapsi.al 5 March 2024
Meta: Fredi Beleri duhet të ishte kryetar i bashkisë së

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, duke folur për çështjen Beleri, deklaroi se ai u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës dhe se ai duhet të jetë kryetar i bashkisë së Himarës. Kreu i PL tha se nuk dëshironte të komentonte mediat e huaja, por sipas tij rasti Beleri tregon se kryeministri ka kapur prokurorinë dhe gjykatat.

“Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri. Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë.

Sa i përket çështjes së dënimit ose jo të gjyqtares Irena Gjoka, unë nuk dua të komentoj shumë mediat e huaja. Autoritetet tona kanë thënë se ndaj gjyqtares nuk ka akuzë, por kjo nuk do të thotë se duhet të besojmë autoritetet e shtetit tonë, që janë të kapura. Nuk është hera e parë që ndodh që funksionarë të lartë të maxhorancës apo të shtetit të kenë probleme me drejtësinë. Kemi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli se ishte dënuar, sërish është aty, sepse ka interesa Edi Rama. Ndërsa, akuzat ndaj Berishës janë të fabrikuara totalisht nga një vend i kapur, që synon shkatërrimin e pluralizmit. Është kjo qeveri, që ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit”, deklaroi Meta.

Deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë bëhen ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim për kandidatin e opozitës në Himarë, që u arrestua gjatë një operacioni të forcave operacionale dy ditë para 14 Majit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI