Flash

“Ti e ke çuar Berishën te dritarja" / Avokati braktis emisionin pas debatit me Ylli Rakipin

Lapsi.al 4 March 2024
“Ti e ke çuar Berishën te dritarja" / Avokati braktis

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pati një debat të fortë mes gazetarit Ylli Rakipi dhe Genc Gjokutajt, avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha. Shkak u bënë sulmet e mediave greke ndaj gjyqtares Irena Gjoka, një ditë para vendimit për Fredi Belerin.

Pjesë nga debati

Genc Gjokutaj: Ne nuk duhet të shqetësohemi se merren grekët me gjyqtaren, por të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, sepse nuk ka rëndësi grekët apo shqiptarët.

Ylli Rakipi: Kjo mund të jetë gjyqtarja më e zezë. Nga media greke, aludohet se kjo gjyqtare ka lidhje me Edi Ramën. Po sikur të merrej media shqiptare çfarë do të bënte Greqia? Kjo mund të jetë një gjyqtare zero, por sikur ne të merreshim me një gjyqtar grek, media greke do të na shqyenin.

Genc Gjokutaj: Nuk ka në Greqi monstra të tilla (i referohet gjyqtares).

Ylli Rakipi: Nuk ka në Greqi monstra të tilla?! Po ty të vijnë këtu të gjithë kryetarët e komunave në mbrojtje të Belerit dhe u hap portat. Greqia të merr me dru. Ore ti je dëshmitar me mua, në operacionin “Fshesa”..., ore zotëri ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit kur ne bashkë përjetonim dhe ndiqnin operacionin “Fshesa” kur të merrte me nder për bythe dhe të hidhte këtu në Shqipëri, grekët në mënyrë masive.

Genc Gjokutaj: Unë paskam mungesë patriotizmi, do të thuash?

Ylli Rakipi: Jo, ti ke gjykim të njëanshëm. Kjo gjyqtare mund të jetë zero, por grekët nuk kanë punë me këtë gjyqtare.

Genc Gjokutaj: Edhe çështja “Fshesa” dhe ajo e kryetarëve të bashkive, nuk e kanë rëndësinë e peshës speciafike që e ka kryetarja e GJKKO-së. Pedofilia ka qenë e dënueshme gjithë kohën, por kur plasi në Vatikan lëvizi globin. Kryetarja e GJKKO-së ka falsifikuar në Greqi dhe në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Zotëri, po kjo gjyqtare sot lindi mo?! Sa ka kjo gjyqtare, 10 ditë? Kjo gjyqtare ka qenë këtu, pse s’e ngritët zërin ju kur u bë vettingu, se ka ndërruar mbiemrin në Greqi?

Genc Gjokutaj: Ylli, na ke ftuar të flasim ne, apo do të flasësh ti? Mund nuk më bind dot.

Ylli Rakipi: Ti po mashtron. Kjo gjyqtare tani mbiu në Shqipëri? Pse nuk i keni ngritur më parë këto probleme? Ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit. Ti ke qenë prokuror, je avokat.

Genc Gjokutaj: Kemi kërkuar katër herë përjashtimin.

Ylli Rakipi: Jo kur e morën për Berishën. Pse nuk e ke ngritur zërin një vit më parë, dy vite më parë? Nuk kam pse e mbroj, kjo mund të jetë gjyqtarja më e fëlliqur në botë.

Genc Gjokutaj: Këtë reformë e ka bërë kjo mazhorancë me duart e saj.

Ylli Rakipi: 140 deputetë e kanë firmosur këtë reformë, o zotëri.

Genc Gjokutaj: Në parim. Ligjet i ka bërë vetëm PS, se iku opozita nga Kuvendi. Po ty s’të pëlqen përgjigjja dhe s’kam çfarë të bëj.

Ylli Rakipi: Më pëlqen, por kur di të japësh përgjigje. Se ti je njeri që e ke çuar te dritarja atë (Berishën). Ti e ke marrë dhe e ke çuar te dritarja atë dhe nuk e nxjerr dot tani...

Genc Gjokutaj: Nuk të rritet paga me këtë moderim.

Ylli Rakipi: Kush mo? Ti do ma rritësh pagën mua?

Genc Gjokutaj: Natën e mirë (largohet nga emisioni).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI