Flash

Publikohet një foto e rrallë e princeshë Dianës nga fëmijëria e saj

Lapsi.al 4 March 2024
Publikohet një foto e rrallë e princeshë Dianës nga

Vëllai i Princeshës Diana, Charles Spencer ka ndarë së fundmi një instgram  një foto ku shfaq motrën e tij të ndjerë dhe nënën e tyre, Frances Shand Kydd.

"Nëna ime, Diana dhe unë, rreth vitit 1967. Unë kam qenë 3, dhe Diana 5 ose 6. Më pëlqen sa i lumtur duket secili prej nesh," shkroi ai. "Në këtë fazë të jetës sime, nëna ime më vuri pseudonimin 'Buzz' - sepse ajo më shihte si energjinë e pafund të një blete mjaft të lumtur ".

Fotoja bardh e zi paraqet një Charles të vogël duke buzëqeshur për kamerënndërsa motra e tij e madhe qëndron pranë tij dhe nëna e tyre pozon pas tyre.

Charles  shpesh ndan fotografi të vjetra nga familja e tij, shtëpia e tyre e mëparshme dhe historia e tyre e madhe në Angli. Në gusht 2023, ai ndau një foto tjetër të tij dhe Dianës si fëmijë të vegjël që qëndronin krah për krah ndërsa pozonin për kamerën.

Në vitin 2020, ai foli për traumën e përbashkët të fëmijërisë së tij dhe Dianas - pasi nëna e tyre i la ata në moshë të re. Pavarësisht se kishin dy vëllezër e motra më të mëdhenj, Charles dhe Diana ishin më shpesh bashkë, pasi ishin më të afërt në moshë.

"Ndërsa ajo po paketonte gjërat e saj për t'u larguar, ajo i premtoi Diana  [atëherë pesë vjeç] se do të kthehej për ta parë atë," tha Spencer. "Diana e priste në pragun e derës, por ajo nuk erdhi kurrë. Ajo mund të më dëgjonte duke qarë nëpër korridor, por ishte shumë e frikësuar nga errësira për të ardhur tek unë."/Lapsi.al

 

[embed]https://www.instagram.com/p/C4AODNtIj4S/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading[/embed]

Të këshilluara

Chiara Ferragni konfirmon krizën me Fedez

Për herë të parë,  Chiara Ferragni ka thyer heshtjen për krizën me reperin, Fedez. Gjatë një interviste ajo ka pranuar se thashethemet që qarkullojnë prej di...

10:12

Ribashkohen Fifth Harmony?

Fifth Harmony është në bisedime për t'u ribashkuar, ka treguar një burim ekskluzivisht për Page Six. Gjashtë vjet pasi ato shpallën një pauzë të pacaktuar, d...

15:56

Brit Awards 2024: Lista e plotë e fituesve

Brit Awards 2024, u mbajt në 2 mars, në një mbrëmje që nderoi muzikantët më të mirë të vitit me triumfuese artisten e re të muzikës pop. Raye vendosi një rek...

13:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI