Flash

Jorida Tabaku ndan mendjen, i bashkohet Rithemelimit të Berishës

Lapsi.al 4 March 2024
Jorida Tabaku ndan mendjen, i bashkohet Rithemelimit të Berishës

Bashkimi i grupimeve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhi duket se ka bërë edhe deputeten Jorida Tabaku të ndajë mendjen se ku do të qëndrojë politikisht në vijim.

Deputetja që deri pak ditë më parë nuk kishte mbajtur një qëndrim zyrtar nëse ishte në anën e Rithemelimit apo të PD-së së Lulzim Bashës, do të jetë anëtare e Kryesisë së Rithemelimit , së bashku me 6 deputetë të tjerë: Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati dhe Ervin Salianji.

Lexo më tej: Profil/ Jorida Tabaku si simbol i absurdit të një pjese të PD  

Pjesë e Kryesisë së zgjeruar do të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët do të kenë jenë edhe zv.kryetarë të PD-së së Rithemelimit, së bashku me Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.

Lexo më tej: Zbardhen propozimet/ Bardhi dhe Gjekmarkaj nga nesër nënkryetarë të Rithemelimit 

Të gjitha këto ndryshime do të votohen nga anëtarët e Këshillit Kombëtar ndërsa ky proces përmbyll edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë. Janë 2 nene që do të ndryshohen:

1- Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

2- Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3

Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI