Flash

Sydney Sweeney adreson aludimet rreth saj dhe Glen Powell

Lapsi.al 3 March 2024
Sydney Sweeney adreson aludimet rreth saj dhe Glen Powell

Sydney Sweeney bëri debutimin e saj si pritës në Saturday Night Live dhe gjatë monologut të saj ajo komentoi"disa gjëra që kam parë për veten time në internet".

“Njëherë thashë që kam punuar në Universal Studios dhe më pas dikush në internet më akuzoi se gënjeva për këtë, gjë që është çmenduri. Nëse nuk do të punoja atje, si do t'i njihja të gjithë personazhet e Universal, si Shock, The Monions dhe Harry Porter”, u shpreh aktorja  me shaka.

Më pas, Sweeney diskutoi "një grua në TikTok [e cila] u bë virale sepse pretendonte se ishte nutricionistja ime", duke treguar se është në formë sepse vrapon, shmang sheqerin dhe "bën Ozempic".

Aktorja më pas zbuloi "thashethemet më të çmendura" që kishte parë në internet, që ishte, "se ndërsa isha duke filmuar Anyone But You, kisha një lidhje me bashkë-yllin tim Glen Powell".

"Kjo është e qartë se nuk është e vërtetë," shtoi ajo, duke shpjeguar, "Unë dhe i fejuari im prodhuam filmin së bashku dhe ai ishte aty gjatë gjithë xhirimit, dhe unë thjesht dua t'u bëj të ditur të gjithëve se ai është njeriu i ëndrrave të mia dhe ne jemi ende bashkë. Më të fortë se kurrë."

"Ai madje erdhi këtu sonte për të më mbështetur, a mundet kamera të drejtohet nga ai?" pyeti Sydney ndërsa kamera u fokusua tek Powell i ulur në audiencë, duke nxitur brohoritje nga turma.

"Po, jo, ai nuk është i fejuari im. Ai është në dhomën time të zhveshjes!" tha ajo, duke u shtirur si e tronditur, përpara se të premtonte një shfaqje të mrekullueshme./Lapsi.al

 

[embed]https://youtu.be/E4fh7eBK4qE[/embed]

Të këshilluara

Ribashkohen Fifth Harmony?

Fifth Harmony është në bisedime për t'u ribashkuar, ka treguar një burim ekskluzivisht për Page Six. Gjashtë vjet pasi ato shpallën një pauzë të pacaktuar, d...

15:56

Brit Awards 2024: Lista e plotë e fituesve

Brit Awards 2024, u mbajt në 2 mars, në një mbrëmje që nderoi muzikantët më të mirë të vitit me triumfuese artisten e re të muzikës pop. Raye vendosi një rek...

13:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI