Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Pas 6 orëve në SPAK, Damian Gjiknuri takon Edi Ramën në Elbasan

Lapsi.al 2 March 2024
Pas 6 orëve në SPAK, Damian Gjiknuri takon Edi Ramën në

Kryeministri Edi Rama u shfaq këtë të shtunë në Elbasan në një vizitë blic, për inspektimin e kantierit të Motoparkut që po ndërtohet në dalje të qytetit.

Projekti pritet që të mbarojë në 2026 ose 2027. Rama nuk pati ndonjë arsye konkrete pse të udhëtonte për të parë pirgjet me zhavorr anës Shkumbinit, por duket se e ka shfrytëzuar këtë për një takim me Damian Gjiknurin, i cili është edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Siç dihet, Gjiknuri u thirr dje në SPAK, ku qëndroi për rreth 6 orë dhe në dalje nuk tregoi asgjë për çfarë e pyetën dhe as se çfarë u tha prokurorëve. Kur gazetarët kërkuan të dinë diçka më shumë, ai u përgjigj se çështja që hetohej është "sekret hetimor".

Ky "sekret hetimor" duket të jetë edhe arsyeja e vërtetë se pse Rama është çuar herët në mëngjes dhe ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Surrel drejt Fushë-Labinotit.

Nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet që u thirr Damian Gjiknuri në SPAK, por ai është pjesë e dy aferave që janë nën hetim për momentin nga prokuroria speciale. E para është çështja e inceneratorëve, ku janë zbuluar disa fatura hotelesh të paguara nga Klodian Zoto. E dyta është çështja McGonigal, ku Gjiknuri ishte Ministër i Energjisë në kohën kur Rama i bëri favore Charles Mcgonigal për licensat e naftës.

Mbetet për t'u sqaruar se cila nga çështjet e detyroi Gjiknurin të qëndrojë për 6 orë në SPAK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI